Biden viziton Uvalden pas sulmit me armë në një shkollë fillore

Biden viziton Uvalden pas sulmit me armë në një shkollë fillore

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden

Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden ngushëlluan të dielën familjet e viktimave, në një qytet të mbërthyer nga pikëllimi dhe zemërimi pas ngjarjes së përgjakshme gjatë së cilës u vranë 19 nxënës dhe dy mësues.

Kjo është hera e dytë brenda muajit që presidenti viziton një qytet që është goditur nga dhuna në armë. Në fillim të këtij muaji, zoti Biden vizitoi Buffalon, një qytet në Nju Jork, ku një supremacist i bardhë hapi zjarr në një supermarket, duke vrarë 10 afrikano-amerikan.

Jashtë shkollës fillore Robb, Presidenti Biden u ndal tek një memorial me 21 kryqe të bardhë, një për secilin prej viktimave, ndërsa Zonja e Parë vendosi një buqetë me lule të bardha në nderim të tyre.

Pas vizitës tek memoriali, Presidenti mori pjesë në një meshë për nder të viktimave që u mbajt në Kishën Katolike Zemra e Shenjtë. Pranë kishës, një mësues mbante një pankartë ku shkruhej: “Zoti President, faleminderit që erdhët. Unë jam një mësues".

Autoritetet po vijojnë me hetimet lidhur me reagimin e policisë ndaj ngjarjes, kryesisht për të hedhur dritë mbi kohën që iu desh policisë për t'u përballur me personin e armatosur, 18-vjeçarin Salvador Ramos.

Ky i fundit, qëndroi në shkollë për rreth një orë përpara se të vritej nga policia.

Dhjetëvjeçari Samuel Salinas, tha se Salvador Ramos kishte hyrë në klasën e tij dhe u kishte thënë atyre se: "të gjithë do të vdisni", e më pas kishte nisur të qëllonte, sikurse tha si për rrjetin televiziv “ABC News”.

Një tjetër nxënës, Daniel, tha për gazetën “The Washington Post”, se ai ndodhej në një klasë tjetër, jo shumë larg autorit të sulmit. Daniel tha se mësuesi, u kishte shpëtuar jetën, duke mbyllur me shpejtësi derën e fikur dritat./VOA

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

SPAK merr në pyetje Dritan Agollin, kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (VIDEO)

SPAK merr në pyetje Dritan Agollin, kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (VIDEO)