Përplasje në Kuvend mes deputetit socialist Ardit Bido dhe të partisë Mundësia Agron Shehaj. Bido e akuzoi Shehajn se po bën “show” për reels e radhës në rrjete sociale duke përdorur Foltoren e Kuvendit, ndërkohë që deputeti i partisë Mundësia e ironizoi se është i ri në parlament dhe duhet të mendojë si një i tillë. 

Ardit Bido: Hera e disatë që në këtë sallë përsëritet, merret fjala për një çështje, tirret dhe diskutohet për të tjera në tentativë për të kapur reels e radhës, shoën dhe përdorur foltore si të ishte një hapësirë e konferencave për shtyp. Unë besoj se ju takon ju në të gjitha kompetencat që jep rregullorja që ta ndaloni këtë fenomen. Është fyese për deputetët që presin të marrin fjalën për një çështje të caktuar edhe akoma më shumë të atyre që çështjen jashtë rendit të ditë spresin të mbyllen të gjitha pikat për të folur. Ky fenomen i shëmtuar që e kthen këtë sallë nga një sallë e debatit dhe ideve në një sallë fyerjesh vetëm që të dalë dhe të shfaqemi në rrjete sociale për të treguar sa të mirë jemi, si treguam disa fotografi nuk kanë vend në këtë sallë të nderuar. Dëgjuam parafolësin që e bëri sërish për herë të disatë këtë gjë, duke folur si “virgjëri politike” a thua se nuk vjen nga një forcë politike që mbaj mend kur isha gazetar, mbante në punë duke paguar jo me pezullimin që është proces i përcaktuar në ligj për nëpunësit civil një nëndrejtor të një institucioni dhe e paguante  ndërkohë që rrinte në shtëpi e s’bëntëe asnjë punë, jo të pezulluar. Ky moral nuk mundet të bëhet  zoti Shehaj duke u bazuar në një pengmarrje të sallës së kuvendit për shfaqje.

Agron Shehaj: Ju jeni deputet i ri, të gjithë këtu para se të bëheshim deputetë ishim qytetarë të thjeshtë, dhe kur shihnim korrupsion skandalizoheshim. Ti the se PD kur ka qenë ka bërë të njëjta gjëra edhe më keq. Po ore po, dhe kjo është arsyeja pse unë kam hyrë në politikë, jam krenar pse kam hyrë në PD, kam bërë rrugëtim për të ndryshuar PD sepse besoja se i përkisja asaj partie dhe bëra atë betejën time në PD dhe një ditë të bukur dola se vendosa të ndjek rrugë tjetër. Nuk mi vesh dot ti mua fajet e PD, nuk e kam thënë kurrr që është parti perfektë. Ajo që është e rëndë është se del nga goja jote, ti thua ti mbyllim gojën, mos të flasim për çështje që janë në rendin e ditës. Si do flasim ne, ka ndonjë rend dite ku të themi diskutojmë për Ballukun që të diskutojmë për ballukun, do përfitojmë nga hapësirat që na jepen, si të del nga goja të thuash mbyllja gojën opozitës të mos flasim për Ballukun. Si të del nga goja ty njëherë? Si mund ta thuash këtë ti? 

Meqë je deputet i ri, shyqyr që ka deputetë të rinj, por silluni si të rinj. Ça thashë unë që nuk është e vërtetë. Pse shqetësoheni ju se Balluku është e pandehur? Pse shqetësoheni se Veliaj ka thuajse 1 vit në burg dhe qeveris nga burgu. E nisa fjalimin duke thënë se kemi dy standarte. Për ty është normale që një ministre vjedh 50 mln euro. 


Lajmi kryesor:

Debate në Kuvend për Ballukun! Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën: Po i bën presion drejtësisë! PS: Çështja në Kushtetuese