“Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?” Nga të dhënat paraprake të grumbulluara mbrëmjen e djeshme, më shumë se 90 % e atyre që morën pjesë në votim, kanë votuar “Po”, duke e konfirmuar kështu Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste. Ben Blushi dhe grupi i tij, të cilët shprehën që në Kongres kundërshti ndaj këtij referendumi, nuk kanë marrë pjesë në votim, madje e kanë quajtur procesin të manipuluar.
Nga shifrat e pjesëmarrjes, bie në sy përqindja e lartë në zonat veriore të Shqipërisë. Kështu, përqindja më e lartë shënohet në Malësinë e Madhe, me pjesëmarrjen e 94.8 % të anëtarëve, e pasur nga Vau Dejës me 93.6 %, Hasi me 87.9%, Puka me 86.3 % dhe Tropoja me 83.3%. Ndërsa në Lezhë pjesëmarrja ka qenë 76.7 për qind. Nga 1.906 anëtarë votuan 1.525, nga të cilët vota të vlefshme dolën 1511. Sipas të dhënave, 1.468 anëtarë votuan pro, ndërsa 43 kundër. Mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave të referendumit të PS në disa bashki. Rezultati final pritet të zyrtarizohet nga Komisioni Qëndror Zgjedhor në PS gjatë ditës së sotme.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se në Bashkinë e Korçës, rezultati i votimit është 92.4% "Po" dhe 6.9% "Jo", mandatit të Ramës si kryetar i PS. 0.7% e votave kanë qenë të pavlefshme. në Bashkinë e Beratit. 857 vota janë "Po" dhe 47 kundër. "Po" mandatit të Edi Ramës si kryetar i PS kanë votuar 77% e anëtarësisë së PS. Në votim kanë marrë pjesë 85% e anëtarëve socialistë. Ndërkohë në Kuçovë kanë votuar 540 "Po" dhe 48 "Jo".
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të referendumit të PS edhe në Krujë. Në këtë njësi administrative, kanë votuar 1051 anëtarë të PS, ose rreth 83% e tyre. Gjatë numërimit të votave, 1018 anëtarë të PS kanë votuar "pro", ndërsa vetëm 33 kanë qenë kundër. E thënë në përqindje, "Po" Edi Ramës kryetar të PS, kanë votuar 97% e votuesve. Në Bashkinë Mallakastër të Qarkut të Fierit, ka përfunduar numërimi i votave të referendumit të PS.
95.8% e anëtarësisë ka votuar "Po", ndërsa 4.2% kanë votuar "Jo". Pjesëmarrja e anëtarësisë së PS në Mallakastër, ka qenë 86.3%. Ndërsa në Përmet dhe Këlcyrë, gjithashtu ka përfunduar votimi, por edhe numërimi. Në këto dy qytete, rezultatet janë 100% në favor të "Po"-së të Edi Ramës. Përfundon procesi i votimit të referendumit për degën e PS-së në Bashkinë Roskovec, si dhe njësitë administrative Strum, Kurjan dhe Kuman, ka përfunduar rreth orës 17:30. Nga 869 anëtarë të PS, në votim kanë marrë pjesë 728 anëtarë, nga të cilët 696 kanë votuar "Po" dhe 32 "Jo". E thënë në përqindje, "Po" Edi Ramës janë shprehur 86% e votuesve.
Mbështetja
Nga të dhënat paraprake të grumbulluara mbrëmjen e djeshme, më shumë se 90 % e atyre që morën pjesë në votim, kanë votuar “Po”, duke e konfirmuar kështu Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste.
Kritikët
Ben Blushi dhe grupi i tij, të cilët shprehën që në Kongres kundërshti ndaj këtij referendumi, nuk kanë marrë pjesë në votim, madje e kanë quajtur procesin të manipuluar.
Pjesëmarrja
Nga shifrat e pjesëmarrjes, bie në sy përqindja e lartë në zonat veriore të Shqipërisë. Kështu, përqindja më e lartë shënohet në Malësinë e Madhe, me pjesëmarrjen e 94.8 % të anëtarëve.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com