Bie automati në Qytet Studenti
dërgohet në spital studentja

Një nga automatët e godinave të Qytetit Studenti ka rënë, për shkaqe që ende nuk dihet, por një nga studentet që është e akomoduar aty është trembur dhe shoqet e saj e kanë dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 të së martës, ku menjëherë pas rënjes së automatit të shkojnë në vendin e ngjarjes efektivët e shërbimit zjarrfikës, autoambulanca dhe policia.

Siç bëhet e ditur, vajza e dërguar në spital është tronditur nga frika, pasi i ka rënë të fikët.

Bluzat e bardha e kanë trajtuar dhe ajo nuk paraqet probleme.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën