Dëbora e parë ka rënë në Kosovë me rastin e nisjes së vjeshtës.

E mërkura është parashikuar si dita më e ftohtë e javës sipas Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës. E në disa zona kodrinoro-malore tashmë kanë filluar edhe reshje të borës.

Në fshatin Bajgorë të Mitrovicës kanë filluar të zbardhen kodra e male.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.