Bie çmimi i naftës në karburantet e
kryeqytetit..por kryesojmë Rajonin!

Bie çmimi i naftës në karburantet e<br />kryeqytetit..por kryesojmë Rajonin!
TIRANË - Vijon rënia e çmimit të naftës në tregun vendas, edhe pse karburanti tek ne mbetet më i ‘kripuri’ në rajon. Ditën e djeshme, një litër naftë “eurodiesel” u shit mesatarisht me 153-154 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë në Tiranë, referuar vëzhgimeve të Shqiptarja.com. Çmimi i naftës me pakicë ra kështu me rreth 5 lekë për litër, krahasuar me një muaj më parë. Megjithatë, brenda kryeqytetit vihej re një luhatje e ndjeshme e çmimit të naftës, nga 148 në 161 lekë për litër.

Por, në sajë të taksimit të lartë të “arit të zi”, Shqipëria vijon të mbajë kryesimin në Rajon, referuar çmimit më të lartë të naftës. Edhe nëse e krahasojmë me vendet e Europës, sërish vendi ynë renditet në“Top 10”, së bashku me Maltën, Zvicrën, San Marinon, Italinë, Britaninë e Madhe dhe vendet nordike. Qytetarët e të cilëve kanë të ardhura shumë herë më të larta se shqiptarët.

Rajoni
Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në Rajon, sipas përditësimit të fundit të websajtit “fuel-prices-europe.info”. Një litër naftë kushton 1.27 dollar për litër në vendin tonë, referuar të njëjtit burim, ndërsa në Serbi kushton 1.15 dollar për litër. Pas Serbisë, që zë vendin e dytë për çmimin më të shtrenjtë të naftës në Rajon, renditet Greqia, ku çmimi i ‘arit të zi’ është 1.10 dollar për litër. Vijon Kroacia, ku nafta shitet po me 1.10 dollar për litër, Bosnja dhe Hercegovina me 1.05 dollar për litër, Bullgaria me 1.04 dollar për litër. Në Rajon, nafta tregtohet me çmimin më të ulët në Maqedoni - 0.74 dollar për litër, ndërsa për Malin e Zi dhe Kosovën nuk jepen të dhëna.

Europa
Çmimi më i ulët i tregtisë së naftës me pakicë në kontinentin e vjetër është në Rusi (0.44 dollar për litër), ndërsa më shtrenjtë nafta shitet në Norvegji (1.49 dollar për litër). Sipas “GlobalPetrolPrices.com”, Shqipëria renditet në vendin e 9-të ndër vendet ne çmimet më të shtrenjta të naftës në Europë. Tetë shtetet europiane, ku çmimi i naftës me pakicë është më i shtrenjtë se në Shqipëri, janë: Norvegjia, Britania e Madhe, ku nafta me pakicë shitet me 1.49 dollar për litër; Suedia, ku nafta shitet me 1.40 dollar për litër; Zvicra, ku çmimi i naftës është 1.39;Malta, 1.36 dollar për litër; Islanda me 1.35 dollar për litër; Italia me 1.33 dollar për litër dhe Danimarka me 1.29 dollar për litër. Në vendin e nëntë për çmimin më të lartë të naftës në Europë renditet Shqipëria, ndërsa “Top Ten” e mbyll San Marino, ku nafta tregtohet me 1.28 dollarë për litër.

Shqipëria
Çmimi i naftës në Shqipëri u rrit vazhdimisht gjatë pjesës së parë të vitit 2015, për të kulmuar në gati 180 lekë për litër, duke reflektuar në këtë mënyrë shtrenjtimin në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e taksës së qarkullimit me 10 lekë për litër. Nafta shënoi për herë të parë rënie në fund të muajit gusht 2015, me 10 lekë për litër. Tregtarët shqiptarë janë vënë vazhdimisht nën akuzë për mospasqyrimin e uljes së çmimeve botërore në shitjet me pakicë për qytetarët, ndërkohë që, sipas tyre, kjo është e pamundur pasi tregu ynë funksionon përmes sistemit të rezervave.
 
Tabela, Çmimi i naftës në Rajon
 
Shtetet   çmimi dollar/për litër
Maqedonia 0.74 dollar për litër
Bullgari 1.04 dollar për litër
Bosnja dhe Hercegovina 1.05 dollar për litër
Kroacia 1.10 dollar për litër
Greqi 1.10 dollar për litër
Serbia 1.15 dollar për litër
Shqipëria 1.27 dollar për litër
 
Shtetet me çmimin më të lartë të naftës në Europë
Shtetet çmimi dollar/për litër
Norvegjia         1.49 dollar
Britania e Madhe   1.49
Suedia            1.40
Zvicra           1.39
Malta     1.36
Islanda 1.35
Italia 1.33
Danimarka 1.29
Shqipëria 1.27
San Marino me 1.28
 
Shtetet me çmimin më të ulët të naftës në Europë
Rusia  0.44
Bjellorusi 0.57
Ukrainë 0.59
Moldavi 0.66
Maqedoni 0.74
Andorra  0.87
Poloni  0.93
Lituani 0.95
Letoni  0.97
Luksemburg  0.98

cmimet e karburantit


Redaksia Online
(E.Ç.çshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan