Sipas KosovaPress, në 24 orët e fundit vetëm pesë persona kanë tentuar ta kalojnë kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.
"Edhe më tej jemi duke punuar me kolegët nga Gjermania dhe Hungaria në pikat e kalimit kufitar", ka thënë për mediat serbe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Johana Mikel Lajtner ka thënë se javët e kaluara numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil në Austri ka qenë shumë i madh.
Ajo ka deklaruar se trafikantët e qenieve njerëzore gënjejnë për të përfituar për vete.
"Në marrëveshje me Gjermaninë dhe Hungarinë, Austria do të organizojë kthimin në shtëpitë e tyre. Ne kemi përshpejtuar procedurat e kthim", ka thënë ministrja Lajtner.
Sipas marrëveshjes kthimi i këtyre njerëzve në të ardhmen do të organizohet edhe me autobusë.