Në tezgat e tregut të fruta-perimeve në Fier, shikon më së shumti tregtarë.  Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. Edhe ata pak, që shfrytëzojnë mëngjesin për të marrë ushqimet e freskëta, ankohen për çmimet e larta, e më të shqetësuarit janë pensionistët.

“Është ngritur prapë speci. Por problemi është leku se nuk kanë lek njerëzit. Mirë ndonjëri që ka fëmijë jashtë shteti. Edhe se dimë a do rrimë apo jo. Nuk ka blerës. Kanë ikur të gjithë’, thotë një qytetare.

“Çmimet janë të mira, por fuqia blerëse ka rënë jashtë mase. Nuk ka lekë. Leku është pakësuar. Çdo ditë njerëzit shohin si të ikin jashtë. Me të keq. Shumë me të keq. Pensioni është 100 mijë lekë. Çfarë do të bëje me 100 mijë lekë?”, shprehet një tjetër.

Kjo situatë ka bërë që shumë tregtarë të heqin dorë nga puna.

 “Aman mos na ngrij tensionin. Shumë të larta. Më mirë të vdesim se sa të rrojmë. Shyqyr që na ka bërë barku fëmijë e na mbajnë. Edhe në kohën e Enver Hoxhës nuk ishte kështu”, tha një pensioniste”.

“Çmimet janë të kripura. Jemi të detyruar të rrimë se nuk kemi çfarë të bëjmë. Ju biem në qafë fëmijëve se unë jam pa punë”

Jo vetëm frutat e perimet, por çmimet e larta kanë prekur edhe bulmetrat si dhe të gjitha mallrat e konsumit.