Bie Interi,Udinese e mposht 3-1
në 'San Siro', marshon Bayerni

Bie Interi,Udinese e mposht 3-1<br />në 'San Siro', marshon Bayerni<br>
Interi di edhe të humbasë. Zikaltërit bien në “San Siro” pasi u mposhtën 3-1 nga Udinese dhe pësojnë humbjen e parë në kampionat atëhere kur mund të nisnin shkëputjen në krye. Udinese bën një ndeshje shumë të mirë dhe thyen zikaltërit. Miqtë nga Friuli shënuan të parët me anë të Lasagna. Sulmuesi i Udineses e shtyn topin në rrjetë në minutën e 14-të. Por Interi do të barazojë menjëherë.

Vetëm një minutë më pas kapiteni Mauro Icardi do të shënonte një gol të bukur pas krosimit nga Candreva. Pjesën e parë Interi e mbyll në sulm por nuk gjen dot golin e avantazhit. Në fraksionin e dytë Udinese shfaqet më mirë dhe do të vrasë ndeshjen me dy episode.Në minutën e 61-të akordohet penallti nga VAR për skuadrën e Massimo Oddo dhe ai që e kthen në gol është De Paul. Udinese merr avantazhin por nuk ndalet me kaq pasi në minutën e 77-të Barak finalizon një kundërsulm perfekt dhe i dërgon shifrat në 3-1 duke hedhur në tapet Interin për herë të parë këtë sezon. Udinese vijon ecurinë mjaft të mirë duke siguruar fitoren e tretë radhazi ndërsa Interi mbetet në kuotën e 40 pikëve por mëson edhe shijen e humbjes.

Në Bundesligën gjermane Bayerni i Mynihut fiton me vështirësi në transfertë ndaj Stuttgart 1-0. Golin e fitores e shënoi 11 minuta nga fundi Tomas Muller. Bavarezët shkojnë në kuotën e 41 pikëve 11 pikë më shumë se Schalke e vendit të dytë. Stuttgart kishte shansin të barazonte por penalltinë e gjuajtur nga Akolo në shtesë e pret portiere i bavarezëve Ulreich.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal