'Bie Kurti'/ Goxhaj: Qeveria Hoti do rrëzohet sapo të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi! Kraki:Trump ndryshoi politikën botërore

'Bie Kurti'/ Goxhaj: Qeveria Hoti do rrëzohet sapo të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi! Kraki:Trump ndryshoi politikën botërore

Të ftuarit në 'Pa protokoll'

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për të rrëzuar qeverinë  e Albin Kurtit, në emsionin "Pa protokoll" në Report Tv mbrëmjen e sotme janë të ftuar politologu Nezir Kraki në një lidhje me skype nga Franca dhe në studio Dritan Goxhaj ish-pjesëtar i UCK-së për të diskutuar.

Të dyja palët e ftuara në diskutim janë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kraki tha se marrja e vendimit të Gjykatës është vetëm pika A, pasi nuk është menduar se si do të mbijetojë kjo qeveri në demokraci të brishtë, siç është Kosova. Ai ka shtuar se 'aksidenti' në Amerikë me vendosjen e Trump në krye ka ndryshuar të gjithë politikën botërore.

"Gjykata ka për detyrë të interpretojë pjesët  e Kushtetutës. Ajo që është vendosur mbrëmë është sqaruar vetëm pika A krijimi i qeverisë, nuk është menduar se si do të mbijetojë kjo qeveri në demokracitë e brishta. Menjëherë pas zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese, partia e parë fituese ka të drejtën të krijojë qeveri. Aksidenti në Amerikë me vendosjen e Trump në krye ka ndryshuar të gjithë politikën botërore. Qeveria Hoti do të ketë vetëm emrin Hoti se është qeveria Thaçi. Nëse Kurti dështon do ti ngjasojë më shumë Shqipërisë. Veseli me PDK-në ka mundësi që të eklipsojë Thaçin, Vesli e ka momentin historik për të qenë në krye të PDK-së. LDK-në e shoh në zhdukje, Osmani ka potencial", është shprehur Kraki.

Kurse Dritan Goxhaj,  ish-pjesëtar i UCK-së tha se vendimi i Gjykatës Kushteuese është një vendim i paligjshëm, që ka shkelur vullnetin e sovranit, duke bërë një interpretim me mendjen e saj.

"Çudia më e madhe është se Vetëvendosja ka pritur vendimin nga kjo gjykatë. Presidenti ka përfituar nga situatë, ka hequr një kryeministër që e kishte kundërshtar dhe mund ta shkarkonte. Për një interes të tyre ata duan të arrijnë diçka. Në Kosovë tani çdo gjë bëhet për mbijetesë. Ky është gabimi i Albin Kurtit për të bërë marrëveshje, ata nuk e kanë problem të falin tokë, Kurti duhet ti qëndronte besnik qeverisë së vet se të bësh marrëveshje me ujkun. Zgjedhjet mund të ndodhin shumë shpejt sepse situata po normalizohet. Kurti duhej të bënte marrëveshje me parti të vogla", tha Goxhaj.

Ai ka shtuar se LDK në vend të Mustafës duhet të zgjedhë Vjosa Osmanin që të mos shkatërrohet dhe se qeveria Hoti po vendoset vetëm që të arrihet marrëveshja Kosovë- Serbi.

"Qeveria Hoti do të qëndrojë derisa të arrihet marrëveshja me Serbinë. Edhe nëse nuk do të arrihet kjo marrëveshje, do të shkatërrohet, është krijuar ky koalicion vetëm për të kryer marrëveshjen me Serbinë. Kjo nuk është e vetmja në botë,  pasi çdo dy vjet ndodh në Izrael.Karrigen e kryeministrit do e dorëzojë nëse qeveria votohet", u shpreh Goxhaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja