Rezerva ujore në liqenin e Kukësit, janë në nivel të mirë për muajit e nxehtë në të cilët ndodhemi, por megjithatë temperaturat e larta dhe thatësira ka nisur të reduktojë prurjet. Aktualisht niveli i ujit ka zbritur në 290,4 metra mbi nivelin e detit, ose 6 metër më pak se sa ishte dy jave më parë.
Prurjet në liqenin e Kukësit nuk i kalojnë 170 metër kub ujë në sekonde, ndërsa reshjet e shiut, të shoqëruara me rrebeshe e që përmbyten edhe rrugët në qytet, nuk ndikuan aspak, për shkak se nuk prekën zonat ku shtrihen lumenjtë kryesor, Drin i Bardhe dhe Drin i zi, që janë furnizuesit me te mëdhenj te Liqenit.
Fierzë gjatë këtij viti nuk ka ndërprerë punën asnjë ditë, dhe në katër turbinat, prodhohet më shume se 460 megavat orë energji në ditë, duke siguruar sasi të mjaftueshme për eksport dhe për depozitim të saj në Kosovë, në bazë të marrëveshjeve ndërqeveritare, sasi që përdoret më pas në rast të mungesës së prodhimit në vend dhe nuk njihet si import.
Kjo falë edhe linjës se interkonjeksionit që transmeton energji në dy anët e saj. Po ashtu prodhim i lartë është regjistruar edhe në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.
Viti 2021 mund të konsiderohet mjaft pozitiv për prodhimin e energjisë elektrike, nga burimet hidrike.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor, 10:51
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13
-
Skandali me shit-blerjen e energjisë elektrike, Bardhi: Shqipëria e paguan me 11,1 euro, Kosova me 7,4 euro! Abuzime kriminale, Balluku përgjegjëse, SPAK të hetojë
15 Nëntor, 17:40
-
1.5 milionë euro import në ditë, Kosova në krizë për energji ende pa hyrë në dimër
14 Nëntor, 19:00
-
PD akuza ndaj qeverisë: Keni çuar në kolaps sektorin energjetik
13 Nëntor, 16:34
-
Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga ulja e çmimit të energjisë?
8 Nëntor, 09:03
-
Qeveria: Në 1 janar 2025 do të ulim çmimin e energjisë elektrike për qytetarët
5 Nëntor, 14:33
-
Çfarë do të thotë hapja e kufirit energjetik mes Kosovës dhe Serbisë?
4 Nëntor, 17:42
-
Rënie drastike e ujit në liqenin e Fierzës, baseni po lë bregun dhe po tkurret rreth kupolës! Asnjë turbinë nuk është në punë për prodhimin e energjisë elektrike
26 Tetor, 14:16
-
PERSONAZH/ 75-vjeç, Ndue Cara bën 92 kilometra për të shërbyer në malet rreth Fierzës! Mjeku thirrje të rinjve: Mos braktisni të sëmurët në fshatra!
19 Tetor, 14:26
-
PD padit sërish në SPAK Belinda Ballukun! Bardhi: Shit-blerje energjie në mënyrë të paligjshme, për 1 vit grabiti rreth 180 mln euro
18 Tetor, 11:44
-
DOKUMENTI/ Central energjie 120 milionë euro për ruajtjen e rezervave! 25 projekte për energjinë me vlerë 3.1 miliardë €
22 Gusht, 20:52