VLORË- Një incident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshmne në Vlorë. Gjatë natës, ka rënë një pjesë muri sëbashku me dherat në rrugën nacionale Vlorë Orikum por fatmirësisht nuk pati të lënduar. 

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shembja nuk ka qenë masive, por megjithatë ka mundur të bllokojnë rrugën duke lënë funksionale vetëm një korsi. 

Pjesa e murit është rrëzuar pranë zonës së Ujit të Ftohtë ku janë njësitë hoteliere në Lungomare 2 teksa sipas burimeve qarkullimi rrugor në këtë zonë i bllokuar për shkak të gurëve.