Bie nafta në kuota historike...
por jo në Shqipëri, e 7-ta në Evropë

Bie nafta në kuota historike...<br />por jo në Shqipëri, e 7-ta në Evropë
TIRANE- Ndërsa çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë në kuotat më të ulëta historike, ulja nuk është pasqyruar në çmimet e pakicës në Shqipëri. Në sitin “Fuel Prices Europe”, ku pasqyrohen kuotat e shitjes me pakicë të karburanteve në Evropë, Shqipëria renditet e shtata përsa i përket çmimeve, pas shteteve si Islanda, Italia, Norvegjia apo Britania. Ndërkohë që gjithë vendet e rajonit kanë çmime dukshëm më të ulëta se Shqipëria (çmimi për naftën dhe benzinën është 169 lekë për litër, ose 1,234 euro për litër), ku bie në sy veçanërisht Maqedonia, ku një litër naftë dje është shitur me pakicë 0,753 euro, ndërkohë që mediat vendase janë shprehur se pritet ulje e mëtejshme çmimesh.
 
Rajoni
Të gjitha vendet e rajonit propozojnë çmime më të ulëta se Shqipëria kur vjen fjala të shitja me pakicë e karburanteve. Në Slloveni çmimi për litër naftë është 1,099 euro, në Serbi 1,094 euro, ndërsa në Bosnjë Hercegovinë 1,074 euro për litër. Çmimi është dukshëm më i ulët edhe në Greqi, ku një litër naftë kushton 1,074 euro. Në Kroaci një litër naftë kushton 1,038 euro, në Bullgari 1,034 euro, ndërsa në Hungari 1,022 euro. Çmimi bie dukshëm në dy shtetet e tjera fqinjë me Shqipërinë: Në Kosovë një litër naftë kushton 0,990 lekë, ndërsa në Malin e Zi 0,920 lekë për litër.
 
Shqipëria
Pasi çmimi i karburanteve në Shqipëri u rrit vazhdimisht gjatë pjesës së parë të këtij viti, për të arritur në gati 180 lekë, duke reflektuar shtrenjtimin në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e taksës së qarkullimit me 10 lekë për litër, nafta shënoi për herë të parë rënie në fund të muajit gusht, me 10 lekë për litër. Tregtarët shqiptarë janë vënë vazhdimisht nën akuzë për mospasqyrimin e uljes së çmimeve botërore në shitjet me pakicë për qytetarët, ndërkohë që sipas tyre, kjo është e pamundur pasi tregu ynë funksionon përmes sistemit të rezervave.

cmimet e benzines

cmimet e benzines

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan