ELBASAN - Një 66-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në lagjen “Luigj Gurakuqi”, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij. 66-vjeçari është gjetur i djegur, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
"Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe, si pasojë, ka humbur jetën",- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Komente









