Një 47 vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha”.
"Rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha” dyshohet se si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën shtetasi I. Xh., rreth 47 vjeç ( i cili vuante nga probleme të shendetit mendor)", thotë policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento