DURRES- Një 55-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi duke punuar ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare të Currilave në afërsi të vendit që njihet si 'porti i gjermanit'. Viktima është Beniamin Ismaili.

Ka qenë një qytetar që ka konstatuar vdekjen e 55 vjeçarit dhe ka njoftuar policinë.

Pavarësisht dërgimit me shpejtësi në spital, ai kishte ndërruar jetë.