Autobusi i Unazës dhe makina përplasen e përfundojnë në Lanë, 5 të lënduar! Pasagjerja: Shpëtuam për mrekulli! Veliaj: Zoti na ndihmoi të mos kishim tragjedi

TIRANË- Një ngjarje e rëndë, që për fat të mirë nuk ka përfunduar në tragjedi, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, ku një autobus i Unazës është përplasur me një makinë duke përfunduar në Lanë e duke lënë 5 persona të plagosur. Report Tv mëson se të plagosur, që për fat të mirë ndodhen jashtë rrëzikut për jetën janë shoferi i autobusit Muhamet Kyçyku, fatorino A. K., 61 vjeç, pasagjerja F. Ç., 64 vjeçe, si edhe 2 të rinjtë që po udhëtonin në makinën e vogël, Jurgen Rama 27 vjeç shoferi dhe A. H., 27 vjeç, pasagjeri i mjetit.

Siç shihet në pamje, autobusi "Go Green" është "shndërruar" në urë duke zënë poshtë makinën. Ka qenë ndërhyrja e 2 banorëve të zonës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e menjëhershme të 2 të rinjve nga mjeti që kishte zënë autobusi dhe më janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës.

Në dëshminë e saj nga spitali, pasagjerja e dëmtuar tregon tmerrin e përjetuar. 

"Jam mbajtur aq fortë. Kemi shpëtuar për mrekulli", tha pasagjerja.

I pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se fat të mirë, nuk u regjistrua në tragjedi, teksa bëri me dije se makina dhe autobusi do të hiqen nga Lana me fadromë ose vinç.

"Për sa kohë jeta e njeriut është jashtë rrezikut, do i gjejmë një mënyrë me vinc ose jo për t'i nxjerrë nga Lana. Zoti na ndihmoi të mos kishim një tragjedi në Tiranë", tha Veliaj.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi të plagosurit në spital, ku tha se kanë marrë dënimte të lehta, të rekuperueshme.

“Keni shpëtuar për mrekulli, ka qenë realisht një mrekulli. Falë zotit keni shpëtuar. Me dëmtime të lehta të rekuperueshme thonë mjekët. Unë qëllova aty. Ishin dy çuna të lagjes që ju kanë nxjerrë. Ambulanca ka ardhur në kohë. I kemi nxjerrë në kohë reale. Direkt ka ardhur ambulanca”, tha Manastirliu.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ku nga sa është raportuar paraprakisht makina i ka prerë rrugën autobusit, megjithatë vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë të gjithë ngjarjen.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
'Gjuaje, gjuaje', qytetari tenton të hap derën, VIDEO nga momentet e para kur autobusi përfundoi në Lanë

 

Një video e publikuar nga JOQ, duken momentet e para kur autobusi ka përfunduar në Lanë. Në video shihet teksa një qytetarë tenton të hapë derën e autobusit, teksa të tjerët bërtasin të frikësuar.

Ora 21:40
Autobusi përfundoi në Lanë, pasagjerja: Jam mbajtur aq fort, shpëtuam për mrekulli

 

Një nga personat që mbeti i plagosur nga aksidenti, ishte një pasagjere në autobus. Ajo ka treguar se ka shpëtuar për mrekulli, duke treguar se në momentin që po binte autobusi është mbajtur shumë fortë.

"Jam mbajtur aq fortë. kemi shpëtuar për mrekulli", tha pasagjerja.

Ora 21:25
Autobusi përfundon në Lanë, Veliaj: Zoti na ndihmoi të mos kishim një tragjedi në Tiranë

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar nga aksidenti, teksa tha se po punohet për heqjen e autobusit dhe makinës nga Lana.

"Asnjë njeri i dëmtuar rëndë, drama njerëzore përfundoi këtu, t'i lëmë punën policisë, të lëmë profesionistët e policisë dhe zjarrfikësit dhe inxhinierët që do të zhvendosen nga Lana. Për sa kohë jeta e njeriut është jashtë rrezikut, do i gjejmë një mënyrë me vinc ose jo për t'i nxjerrë nga Lana. Zoti na ndihmoi të mos kishim një tragjedi në Tiranë", tha Veliaj.

Nga ana tjetër, Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka tha se 5 persona kanë mbetur rë lënduar lehtë, teksa po punohet për të mësuar shkaqet e aksidentit.

"Është një aksident rrugor që në pamje të parë duket i rrezikshëm, 5 të dëmtuar lehtë, faza e parë e ndihmës së shpejtë ka qenë në kohë reale, po shqyrtojmë pistat e hetimit, nëse jemi përballë një defekti apo një gabimi njerëzor", tha Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka. 

Ora 20:52
Autobusi i Unazës bie në Lanë, kryebashkiaku Veliaj shkon në vendngjarje

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur në vendin e ngjarjes, aty ku një autobus i Unazës ka përfunduar në Lanë dhe ka zënë poshtë dhe një makinë.

Ora 20:23
Autobusi në mes të Lanës, Report Tv sjell pamjet

 

Autobusi në mes të Lanës, Report Tv sjell pamjet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/04/2022 01:28

    Autobuzet nuk ecin dot aq shpejt ne mes te trafikut te Tiranes sa te shkaktojne aksidente te tilla.Fajin e kane keto mushkonjat e vogla qe fluturojne e bejne parakalime te gabuara.Autobuzi perfundoi ne Lane sepse shoferi ka manovruar qe te mos kishte bilanc me te rende.

    Përgjigju
  • PASAGJER: 29/04/2022 22:13

    Keni shpetuar per mrekulli..thote kryebashkiaku!!!! A duhet tu besojme mrekullive zoti kryebashkiak?? Duhet luftuar shkaku qe sjell keto pasoja… Dhe shkaku mbetet te niveli i drejtuesve te autobuzeve ne linjat urbane te Tiranes, ku operoine shofer teper te pa pregaditur, te pa pergjegjeshem , burim aksidentesh dhe sherbim te dobet ndaj banorve te kryqytetit… Nga ana e organeve kompetente mungon kontrolli dhe masat tjera ne keto linja…

    Përgjigju
  • Lami: 29/04/2022 21:27

    Te gjith shoferat e autobuzeve e fugoneve jan pijanece bark derra qe pin gjith diten raki me qofte . Duhen kontrolle te rrepta se do marrin ne qaf njerzine

    Përgjigju
    • Makiwa71: 30/04/2022 16:21

      Edhe patentat i kam ble me lek , edhe kanë hy me mik në atë vënd pune.Kuptohet me ryshfet.

  • Drini: 29/04/2022 20:58

    Te arrestohet shoferi i autobuzit sepse nuk ka frenuar por ka manovruar. ( nese mjeti ka qene ne rregull teknikisht ) Te behet kontrolli i mjetit per gjendjen teknike Te behet kontrolli per pije dhe droge i shofereve. Te paisen me kamera autobuzet urbane se keta shoferet e Lali fikut edhe ngasin makinen edhe flasin ne telefon.

    Përgjigju
    • Scutari: 29/04/2022 23:33

      Saktë!! Kamionat dhe autobusët nuk duhet të manovrojnë! Detyra e tyre është të qëndrojnë në karrexhatën e rrugës dhe të përpiqen të shkaktojnë sa më pak dëme. Lartë qoftë të kapej vetura flakë dhe qytetarët në autobus të digjeshin?!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK