Një 40-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “Feti Gjilani”.

40-vjeçarja me iniciale A.S. u rrëzua aksidentalisht nga ballkoni dhe fatkeqësisht humbi jetën.

“Me datë 03.09.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës së saj shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia e Tiranës.