Një 48-vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 9-të i një pallati. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Urës së Dervishbegut. Sipas burimeve të policisë viktima është Flamur Hebovija, punëtor i Ujësjellësit të Shkodrës dhe dyshohet që të ketë kryer një akt vetëvrasjeje.