TIRANË- Një efektiv ka rënë nga larta e një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më datë 15 janar 2025, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit.
Efektivi 57-vjeçar është dërguar në spitalin e Traumës dhe policia njofton se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Ende nuk duhen shkaqet e ngjarjes, ndërsa 57-vjeçari është Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë.