Bie nga skela, 57-vjeçari në gjendje të rëndë në spital, në kërkim drejtuesja e punimeve

Bie nga skela, 57-vjeçari në gjendje të rëndë në spital, në kërkim drejtuesja e punimeve

Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër një 57-vjeçar me iniciale I.M. është rrëzuar nga një lartësi 2.7 metra nga skela e objektit që po rikonstruktonte.

57-vjeçari, aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal "Omer Nishani" në gjendje të rëndë për jetën. 

Në pranga ka rënë shtetasi Sami Babameto, 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë inxhinier arkitekt pranë firmës private përgjegjëse, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasja A.B, 57 vjeçe, me detyrë drejtuese punimesh pranë kësaj firme.

Njoftimi i plotë: 

Gjirokastër

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- Sami Babameto, 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë inxhinier arkitekt pranë firmës private përgjegjëse për rikonstruktimin e objektit nga i cili gjatë punimeve është rrëzuar nga skela, nga një lartësi 2.7 metra, shtetasi I.M, 57 vjeç, banues në Gjirokastër, 
i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal "Omer Nishani" në gjendje të rëndë për jetën. 

Si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasen A.B, 57 vjeçe, me detyrë drejtuese punimesh pranë kësaj firme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja