Në maternitetin e Elbasanit erdhën në jetë 1021 bebe gjatë vitit 2024, ose ndyshe 30 më pak se vitin paraardhës (2023).
Olgert Alla, Shef i Repartit Obstetrik- Gjinekologjik, tha për Report tv se kryesisht nënat e reja që lindin në Elbasan janë nga fshatrat, ndërsa gratë e qytetit në shumë raste zgjedhin te lindin ne maternitetet private të Tiranës. Po kështu në rënien e numrit të lindjeve ka ndikuar dhe emigrimi.
Situata është më kritike në qytetin e Fierit, aty ku godina e maternitetit është tejet e amortizuar dhe me lagështirë. E ndërtuar që në 1971, ajo nuk ka njohur asnjë investim. Drejtoresha e maternitetit, Kozeta Rama iu jep të drejtë nënave te reja që sjellin ne jete femijet e tyre në Tiranë sepse në Fier, materniteti nuk ka as tualete të mjaftueshme.
“Per sa i perket lindjeve ne kemi pasur renie ne numer dhe kjo besoj nje pjese e mire te grave te qytetit largohen per te lindur ne tirane. arsyeja kryesore mendoj se jane kushtet jo te mira te martenitetit te fierit i cili eshte goxha i amortizuar ne te gjithe katin ka 2 nyje hidrosanitare ky eshte problemi kryesor i ketij marteniteti qe grat shkojne per te lindur ne tirane megjithate nga takimi me zv kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e shendetsise Albana Kociu eshte vendosur qe do filloj rikonstrucioni i martenitetit te fierit në 2025”, shprehet Kozeta Rama, drejtore e maternitetit të Fierit.
Në maternitetin e Fierit gjatë vitit 2024, lindën 1 mijë bebe e fatkeqësisht u shënuan 5 vdekje foshnjore. Ajo ç’ka vihet re është numri i lartë i lindjeve cezariane, që shkon në afro 20 për qind të shifrës total.