Një sondazh i ri që është publikuar këtë të hënë, ka treguar se numri i rusëve që e konsiderojnë presidentin Vladimir Putin si politikanin më të besueshëm të Rusisë, ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.
Sipas sondazhit të kryer në periudhën 20-26 shtator nga qendra e pavarur Levada, ka kërkuar nga të anketuarit të listojnë pesë ose gjashtë politikanë që iu besojnë më së shumti.
Rezultati nga sondazhi i zhvilluar ka treguar se Putini ka dalë i pari me 39%, i pasuar nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovski dhe ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu - të dy me nga 15% mbështetje.
Ndërsa Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka dalë i katërti me 10%.
Sondazhi i zhvilluar zbuloi se besimi në Putinin ka rënë ndjeshëm për 9% që nga qershori dhe për 20% që nga nëntori i vitit të kaluar.
Putin, i cili ka qenë herë president, herë kryeministër i Rusisë që nga viti 2000, i ka fituar zgjedhjet presidenciale në mars, me mbi 76% të votave.
Popullariteti i tij që ka qenë më i besueshëm është në vitin 2014, i cili është rritur në mbi 80%, pasi Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina.