Bie qeveria e Malit të Zi, DW: Mocioni i mosbesimit i hap rrugë emërimit të një kryeministri shqiptar

Bie qeveria e Malit të Zi, DW: Mocioni i mosbesimit i hap rrugë emërimit të një kryeministri shqiptar

Kuvendi në Podgoricë pas disa orë debatesh votoi mocionin e mosbesimit për qeverinë 42 të Malit të Zi, kryeministër i së cilës ishte Zdravko Krivokapiç. Për rrëzimin e qeverisë votuan 43 deputetë, ndërsa kundër ishin 11. Gjithsej votuan 54 deputetë. Pro votuan të gjitha partitë opozitare, të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviçit dhe partitë e koalicionit të deritashëm, Lëvizja Qytetare URA dhe Civis, ndërkaq deputetët nga Fronti Demokratik, ata të Lëvizjes për ndryshime dhe deputetët e Partisë Socialiste popullore nuk ishin të pranishëm gjatë votimit.

Votimi i mocionit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re. Mocioni i mosbesimit u iniciua nga Levizja URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviç. Ai tha se pas rënies së qeverisë së kryeministrit Krivokapiç do të fillojnë bisedimet për formimin e pushtetit të ri ekzekutiv dhe se janë disa opsione, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme.

Në seancën e kuvendit u dëgjuan akuza të rënda në adresë të deputetëve të URA-s të cilët u akuzuan për tradhëti. Për Demokratët ajo që iniciuan ata është në “kundërshtim me verdiktin e qytetarëve të shprehur më 30 gusht të vitit 2020.

Nënkryetari i URA-s, Millosh Konatar tha, se të shtunën (5.02) do të fillojnë bisedimet bilaterale për formimin e qeverisë së re, fillimisht me përfaqësuesit e shumicës, e më pas me subjektet e tjera në parlament. Konatar, numri dy i partisë së Dritan Abayoviç, u tha gazetarëve se nuk është folur se kush do të jetë mandatari i qeverisë së re, por ai do të dëshironte që në postin e kryeministrit të jetë Dritan Abazoviç.

Për deputetët e DPS –it qeveria e Krivokapiçit ka bërë ç’mos që të shkatërrojë interesat shtetërore të Malit të Zi. Gjatë momentit të votimit të mocionit ndaj qeverisë në rrugët e Podgoricës, veçanërisht pranë ndërtesës së parlamentit, vëreheshin forca të shtuara policore. Megjithëse situata duket e qetë interesimi i ekipeve televizive dhe gazetarëve ishte shumë i madh, ndaj pritet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të nismëtarëve të votebesimit, respektivisht të Dritan Abazoviç. Menjëherë pas rënies së qeverisë në Podgoricë dhe në disa qytete të tjera të Malit të Zi u festua me fishekzjarrë dhe parrulla “e viva Montegero” (Rroftë Mali i Zi). Ndërkohë disa media tashmë kanë paralajmëruar se mandatari i ri për kryeministër pritet të jetë Dritan Abazoviçi. /DW

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora