Kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov dorëhiqet. Ai e njoftoi dorëheqjen e qeverisë sot pas disa protestash mbi politikat ekonomike dhe dështimin e perceptuar për të luftuar korrupsionin. Zhelyazkov njoftoi dorëheqjen në një deklaratë të transmetuar në televizion pak minuta para se parlamenti të votonte mocionin e mosbesimit.
Kjo dorëheqje ndodh pak para se Bullgaria të bashkohet me zonën e euros më 1 janar, ndërsa të mërkurën, në sheshin “Pavarësia” përpara godinave qeveritare në Sofje u mblodhën 50 mijë protestues.
Ekzekutivi i Sofjes i drejtuar nga Rossen Zhelyazkov, përfaqësues i partisë konservatore GERB, ishtë një koalicion i përbërë nga GERB, fituesi i zgjedhjeve të fundit, socialistët (BSP) dhe partia populiste “Ka një popull të tillë” (ITN). Ai nuk ka shumicë parlamentare, por mbështetet pa kushte nga partia “Lëvizja për të Drejta dhe Liri – Fillim i Ri” (DPS-NN), një nga dy partitë e pakicës turke në parlament, ajo e Delian Peevskit, figurë qendrore dhe kontroverse e politikës bullgare, i akuzuar prej vitesh si simbol i korrupsionit kombëtar.
Protestat e javëve të fundit u zhvilluan kundër qeverisë, por edhe kundër rritjes së vazhdueshme të çmimeve të ushqimeve dhe inflacionit, në prag të hyrjes së Bullgarisë në zonën euro më 1 janar.
Komente
