Një shqiptar i arrestuar gjatë muajit qershor, ka rënë sërish në prangat e policisë italiane, tashmë nën akuzën e vjedhjes së rënduar. Mësohet se Auglent Lallollari u arrestua në qershor nën akuzën e shfrytëzimit të punëtorëve, pasi në fermën e tij shfrytëzonte disa shqiptarë në kushte të rënda pune. Por ai u lirua pak ditë pas arrestimit në atë kohë.
Pas hetimit nga policia italine, rezultoi se biznesmeni shqiptar posedonte një mjet të vjedhur dhe sende të tjera të vlefshme, si dhe iu zbulua një lidhje e paligjshme me rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Për këto krime, shqiptari është arrestuar përsëri sot, shkruan Giornale di Sicilia.
Hetuesit dorëzuan në Prokurorinë Publike të Raguzës një informacion të detajuar lidhur me krimet e kryera nga ana e shqiptarit dhe Prokurori Publik Santo Fornasier kërkoi nga gjykata masën e arrestit paraprak shtëpiak për kryerjen e procedurave të mëtejshme.
HajdutMEN dhe jo biznes men.
Përgjigju