KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 11 persona dhe është raportuar 1 viktimë.
Në raport me ditën e djeshme numri i rasteve të reja ka pësuar një ulje sërish, ndërsa numri i viktimave është po i njëjtë.
258 persona kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 gjatë 24 orët e fundit.
Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.
Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç).
Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 107.269, ndërkohë që ai i viktimave është 2.241 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para të vaksinës anti-COVID.
Situata epidemiologjike në Kosovë paraqitet mjaft e stabilizuar.