Një zjarr ka rënë brenda një lokali në lagjen 'Barikadë' në Berat. Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në magazinën e lokalit.
Menjëherë janë njoftuar forcat zjarrfikëse, ku kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit në kohë rekord. Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale, ku janë djegur një frigorifer dhe pajisje të tjera elektronike.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri i rënë. Po punohet nga grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit si dhe dëmet materiale.