U hap para 5 ditësh, zjarr në biznesin e makinave me qira në Kamëz, digjen 6 mjete! Pistë hetimi konkurrenca (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mëngjesin e ditës së sotme, në një biznes që jep makina me qira në Kamëz. Si pasojë e flakëve janë djegur 6 nga makinat që jepeshin me qira në këtë biznes.

Burime bëjnë me dije se pronari i makinave Edjon Hoxha kishte vetëm 5 ditë që kishte hapur biznesin e dhënies së automjeteve me qira. Mjetet dyshohet se janë djegur qëllimisht me benzinë.

Pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës. Hoxha është marrë në pyetje nga Komisariati nr. 5 ku ka deklaruar se nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit. Edjon Hoxha është me precedent penal në fushën e narkotikëve. Por kjo nuk po hetohet nga efektivët, pasi pista kryesore ajo e konkurrencës.

“Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

Në videot e siguara nga Report Tv shihet se pas zjarrit kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. 

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë