Shkrumbohet nga flakët një lokal në Shëngjin, dëme të shumta materiale, digjen edhe dy makina të parkuara pranë tij

LEZHË-Një lokal në zonën e plazhit në Shëngjin u shkrumbua nga flaket e zjarrit. Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit të së martës, ndërsa nga zjarri fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lokali ishte në pronësi të shtetasit me inicialet E.B 35-vjeç banues në fshatin Manati të Lezhës dhe flaket u shfaqen fillimisht tek paisjet elektrike e më pas u përhapen në të gjithë objektin me konstrukt prej druri.

Nga zjarri u dëmtuan dhe dy automjeti të cilat ishin të parkuara ngjitur me lokalin, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve pengoj përhapjen e flakëve tek objektet e tjera aty pranë. Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet në lidhje me rastin. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një masë elektrike tek pajisjet frigoriferike. Ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara, por bëhet me dije se ato janë të konsiderueshme.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën