Bie zjarr në një pikë grumbullimi të mbeturinave në Lezhë, dyshohet i qëllimshëm! Venddepozitimi i mbetjeve pranë shkollës 9-vjeçare

Një zjarr ka rënë në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Lezhë, në lagjen "Nënë Tereza", pranë së cilës ndodhet edhe shkolla 9-vjeçare.

Nuk është hera e parë që i vihet flaka kësaj pike të vendgrumbullimit të plehrave, teksa flakët mund të marrin përhapje të konsiderueshme për shkak të mbetjeve.

Pranë vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa banesa, teksa zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Pavarësisht se kjo është një ngjarje e përsëritur, sërish nuk ka patur asnjë reagim nga Bashkia.

 

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën