Pasditen e sotme një shtëpi në Lushnje është përfshirë në flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarri ka rënë rreth orës 18:00, në fshatin Fiershegan, Lushnjë, në banesën e një 60 vjeçari.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Fiershegan, Lushnjë, në banesën e shtetasit V. Z., 60 vjeç, ka rënë zjarr. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, thotë policia.