Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Lin të Pogradecit. Zjarri ka rënë në afërsi të varrezave të fshatit, ndërsa flakët po përhapen.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit e Pogradecit, pasi në afërsi të vatrës ka dhe banesa.

Por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve u bë e mundur neutralizimi i flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre drejt pyllit pranë. Dyshohet qe shkak i zjarrit mund të ketë qenë një qiri i vendosur në varreza.


Lajmi kryesor:

Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra zjarri aktive, 3 mbahen nën monitorim