AMSTERDAM – Kryeministri holandez Mark Rutte i ka paraqitur dorëheqjen mbretëreshës Beatrix sot pas mesdite duke hapur rrugën për zgjedhje të reja. Situata precipitoi që të shtunën kur dy partitë e koalicionit VVD (liberalët) dhe CDA (demokristianët) nuk arritën të merren vesh me Partinë e Lirisë në lidhje me shkurtimin e 16 miliardë eurove nga buxheti I shtetit.
Partia e Lirisë, një parti e djathtë anti-imigrantëve dhe euroskeptike, nuk bën pjesë në qeveri, por e mbështet atë në parlament dhe pa votat e saj qeveria nuk e zotëron shumicën.
Partia e Lirisë nuk ra dakort me masat e shtrëngimit që do ta mbanin defiçitin buxhetor brenda 3%, që është limiti i BE.
(Në foto: Kryemninistri Mark Rutte duke ngjitur sot shkallët e Pallatit Mbretëror)
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com