Bieber rrezikon të paditet për tallje me fansat

Bieber rrezikon të paditet për tallje me fansat
Justin Bieber është për momentin një nga adoleshentët më të famshëm dhe i adhuruar nga të rinjtë. Megjithatë ai herë pas here bën shaka të çuditshme me fansat e tij. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter ai ka publikuar numrin e tij të telefonit. Për këtë arsye shumë nga fansat e tij kanë tentuar t’i telefojnë vetëm për të dëgjuar zërin e këngëtarit. Ndërkohë që në vërtetë numri nuk ishte i saktë pasi mungonin dy shiffrat e fundit, të cilat nuk ishin publikuar nga Bieber, duke shkaktuar kështu zhgënjim tek ata. Një pensionist ka deklaruar se do t’a padisë këngëtarin për shqetësim : “Kam marrë mijëra telefonata në ditë nga fëmijët, të cilët mendonin që më në fund do të flasin me këngëtarin e tyre të preferuar”, u shpreh pensionisti nga Teksasi.Edhe dy vjet më parë Justin Bieber ka bërë të njëjtën shaka me fansat por me numrin e hakerit i cili ishte përpjekur të hynte ne llogarinë e tij në Twitter.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri