Çifti i njohur i artistëve Jessica Biel dhe Justin Timberlake kanë konfirmuar nëpërmjet një njoftimi martesën e tyre, e cila është zhvilluar të premten.

Ceremonia e tyre është zhvilluar në Itali dhe ka kushtuar rreth 6.5 milionë dollarë.

Biel dhe Timberlake kanë dhënë një prononcim për “People.com”, ku janë shprehur:

“Është diçka e mrekullueshme të martohesh, ceremonia ishte e këndshme dhe ishte diçka e veçantë të rrethohesh nga familjarët dhe miqtë tanë”.

Justin Timberlake dhe Jessica Biel kanë kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre 5 vjeçare, si dhe pas propozimit që Timberlake i ka bërë aktores “Big Sky Montana” dhjetorin e kaluar.

Për të dy kjo është martesa e parë, përpos lidhjeve të tyre të mëparshme.

(xh.k/shqiptarja.com)