Bien blerësit në tregun e fruta-perimeve në Fier: Edhe ata që vijnë, janë “fukarenj”

Tregu i fruta-perimeve në Fier është pothuajse i zbrazët nga klientët. Kryeson mosha e tretë.

Tregtarët ankohen se blerjet janë shumë të pakta edhe pse fruta-perimet janë me çmime shumë të ulëta dhe të freskëta duke qenë se janë pranë Myzeqesë, një prej zonave me prodhimtari të lartë.

“Mall ka plot por nuk ka konsumator. Janë të lira. Po i shesim pa fitim fare”, tha një tregtar.

“Nuk ka se nuk ka para”, tregoi një tjetër.

Edhe blerësit e paktë, kryesisht të moshuarit shprehen se çmimet janë shumë të lira por ata nuk i përballojnë dot.

“Makarona, sheqer janë më të shtrenjta këtu. Fruta-zarzavate janë më të lira. Rri në Angli’, tregoi një emigrante.

“Ky është tregu i fukarenjve. Tek lagjja janë dyqind lekë më shumë. Këtu falur. 30 lekë kg. Domatja koston e ka 30 lekë. Ai e ka shitur 10 lekë se 20 lekë ja ka shtuar tregtari”, u shpreh një tjetër. 

Çmimet e domateve variojnë nga 3 kg 100 lekë deri në 50 lekë për kg. Patatet shiten deri në 60 lekë. Po aq shkon edhe një kg qepë.

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Beleri foli për nënën Greqi të Himarës, Anri Bala: Takimi Rama-Mitsotakis tregoi se është kapitull i mbyllur! Kikia: Ishte i mllefosur

Studio Live/ Beleri foli për nënën Greqi të Himarës, Anri Bala: Takimi Rama-Mitsotakis tregoi se është kapitull i mbyllur! Kikia: Ishte i mllefosur