Bien eksportet me 7.6 % për
korrikun, thellohet deficiti tregta

Bien eksportet me 7.6 % për<br />korrikun, thellohet deficiti tregta
Sipas raportit më të fundit të INSTAT, në korrik të 2015 eksportët e mallrave janë ulur me 7.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, importet janë rritur me 10.6 % me një vit më parë dhe sërish kanë pësuar një rritje prej 6.5 % krahasuar me një muaj më parë. Deficiti tregtar i korrikut mësohet se është rritur me 23 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe rritje me 20,3 % në krahasim me qershor 2015.

Ulja vjetore e eksporteve prej 2,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -7,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” kanë kontribuar me -0,9 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” kanë kontribuar me -0,2 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor te eksporteve kane ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +3,4 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,2 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje.

Rritja vjetore e importeve prej 10,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë kontribuar me +4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” kanë kontribuar me +3,7 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kanë kontribuar me -1,7 pikë përqindje , “Prodhime druri dhe letre” kanë kontribuar me -0,5 pikë përqindje.

Sipas raportit, në muajin Korrik 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2014 janë: Gjermania me 54,0 %, Italia me 10,4 % dhe Kosova me 2,5 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Spanja me 26,8 %, Malta me 26,5 % dhe Greqia me 5,7 %.

Raporti tregon se në muajin korrik 2015, vendet e me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me korrik 2014 janë: Gjermania me 22,1 %, Turqia me 18,2 % dhe Italia me 3,6 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA me 41,2 %, Greqia me 13,5 % dhe Kina me 3,7 %.

Marrë nga Revista Monitor

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Durrës, ndalohet lundrimi mjeteve të vogla të peshkimit

Moti i keq në Durrës, ndalohet lundrimi mjeteve të vogla të peshkimit