TIRANË- Në 24 orët e fundit rastet e reja me koronavirus kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 1424 testimeve janë identifikuar 549 qytetarë të infektuar me COVID-19, ndërkohë një ditë më parë ishin 617 infektime. Fatkeqësisht vetëm një një qytetare nga Tirana, 76 vjeçe, nuk ka mundur t’i mbijetojë infektimit me virusin.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:
279 në Tiranë, 59 në Fier, 26 në Durrës, 18 në Vlorë, 17 në Patos, nga 14 qytetarë në Vorë, Lushnje, nga 13 qytetarë në Sarandë, Berat, 11 në Kamëz, 10 në Shkodër, nga 9 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Krujë, Divjakë, Himarë, 5 në Kurbin, nga 4 qytetarë në Rrogozhinë, Përmet, nga 3 qytetarë në Shijak, Dimal, Gramsh, nga 2 qytetarë në Roskovec, Mallakastër, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë.
Në të gjithë vendin janë 3,936 qytetarë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 297 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,252 që nga fillimi i epidemisë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVI-D19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Statistika (3 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 549
Të shëruar në 24 orë 297
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1424
Testime totale 1,854,161
Raste pozitive 282,690
Raste të shëruara 275,252
Raste Aktive 3,936
Humbje jete 3,502
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,618
Fier 340
Vlorë 223
Durrës 187
Lezhë 111
Gjirokastër 108
Shkodër 107
Berat 92
Elbasan 77
Korçë 44
Dibër 23
Kukës 6