Bien nga anija në Detin e Veriut 270 kontejnerë me lëndë të rrezikshme, alarm në brigjet europiane

Bien nga anija në Detin e Veriut 270 kontejnerë me lëndë të rrezikshme, alarm në brigjet europiane

Foto ilustruese

Më shumë se 270 kontejnerë, që ranë nga një anije gjigante transportuese në Detin e Veriut, pas një stuhie dhe që pritet t’u afrohen brigjeve europiane, ndërkohë që të paktën një prej tyre ka materiale të rrezikshme, kanë shkaktuar alarm. Anija transportuese ”MSC Zoe”, një nga më të mëdhatë në botë, humbi një pjesë të ngarkesës së saj, ndërkohë që lundronte në ujërat e përfshira nga stuhia mes Antwerpës (Belgjikë) dhe Bremerhavenit (Gjermani).

Roja Bregdetare holandeze tha se më shumë se 20 kontejnerë kishin arritur në plazhet e Vlielandit, Terschellingut dhe Amelandit. Gjashtë kontejnerë ndodheshin në ujërat gjermane, ndërkohë që nëpërmjet një mesazhi nga qendra informuese, KATWARN, thuhet se brigjeve po u afrohen edhe kontejnerë me materiale të rrezikshme.

Autoritetet e emergjencave në qytetin port të Cuxhaven, në Detin e Veriut, njoftuan se një nga kontejnerët ka benzoil peroksid industrial, që përdoret për produkte plastike. ”MSC Zoe” ka nxjerrë në det anije speciale për kapjen e kontejnerëve. E gjatë 394 metra, një anije e tillë mund të mbajë më shumë se 19 000 kontejnerë të përmasave standarde.

Gjendet një nga kontejnerët e humbur
Një çantë me 25 kilogram peroksid organik, substancë e rrezikshme, pjesë e 270 kontejnerëve të humbur nga një anije një ditë më parë në Detin e Veriut, u gjet sot në një plazh në një ishull në veri të Holandës. ‘’Një çantë me 25 kilogram pluhur është gjetur në plazhin e Schiermonnikoog. Bëhet fjalë për peroksid organik’’, deklaroi për median Jan-Willem Zwart, zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Frise, rajoni nga varet ishulli i vogël.

Mbetjet e kontejnerit në një plazh në një ishull në veri të Holandës

”Çanta e mbështjellë brenda një fuçie, pjesë e një nga tre kontejnerët e mbushur me peroksid organik është zbuluar në breg të detit’’, sqaroi ai, duke shtuar se shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri pasi mbeten në pritje që çantat e tjera me pluhur të zbarkojnë në plazhet holandeze.

Ne i këshillojmë banorët dhe personat që vijnë për të ndihmuar në pastrimin e zonës për të mos prekur këto lloj çantash, për të paralajmëruar forcat e ndihmës së shpejtë, dhe t’i drejtohen menjëherë mjekut në rast kontakti me çantat’’, theksoi ai, duke shtuar se elementi kimik mund të shkaktojë djegie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë