Ulja e interesave në tregun financiar po prek edhe instrumentet më afatgjata të investimit. Në ankandin e zhvilluar dje, obligacionet me maturim 10 vjeçar u emetuan me një interes mesatar prej 7.9%, më i ulëti i regjistruar ndonjëherë në historinë afro trevjeçare të këtyre instrumenteve. Në ankandin e fundit, që ishte zhvilluar në Tetor të vitit të kaluar, obligacionet 10 vjeçare ishin emetuar me një interes prej 8.9%. Rënia e interesave me afro një pikë përqindje në më pak tre muaj, reflekton kërkesën e lartë të investitorëve për instrumente financiare me kthim të lartë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)










