Ulen ndjeshëm shifrat e COVID në 2 ditët e para të 2021-shit! Në total 9 viktima dhe 675 raste të reja në vend! Të shëruarit kapërcejnë të infektuarit

Ulen ndjeshëm shifrat e COVID në 2 ditët e para të 2021-shit! Në total 9 viktima dhe 675 raste të reja në vend! Të shëruarit kapërcejnë të infektuarit

Pamje nga spitali Infektiv

Në dy ditët e para të janarit të 2021-shit ka një ulje të shifrave të COVID! 9 viktima dhe 675 raste janë regjistruar në 48 orët e fundit nga COVID-19 në Shqipëri, thuhet në raportimin e ministrisë së Shëndetësisë.

5 viktima dhe 407 raste të reja është bilanci i datës 1 janar ndërsa 268 raste pozitive dhe 4 të vdekur raportohen për ditën e sotme. Ky numër i ulët krahasuar me ditët e tjera, vjen dhe për faktin se edhe numri i testimeve është përgjysmuar këto 2 ditët e fundit. Nga ana tjetër numri i të shëruarve kapërcen atë të të infektuarve gjatë këtyre dy ditëve. Në total 715 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin gjatë 2 ditëve të para të 2021-shit.

Në datën 1 Janar, janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, në këto bashki:

154 raste në Tiranë, 33 rastë në Shkodër, 23 raste në Durrës, 20 raste Lushnje, 14 raste në Vlorë, 13 raste në Kurbin, 12 raste në Elbasan, Mat, 8 raste në Korçë, Sarandë, Dibër, 7 raste në Berat, Rrogozhine, Kavajë, Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Malësi e Madhe, Krujë, 4 raste në Skrapar, Bulqize, Pogradec, Gjirokastër, Mirditë, Fier, 3 raste në Kukës, Vau Dejës, Kolonjë, Gramsh, Shijak, 2 raste në Cërrik, Vorë, Kuçovë, Delvinë, 1 Lezhë, Has, Pukë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Roskovec, Peqin, Klos, Poliçan.

Janë shëruar 304 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID u trajtuan 293 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë të intubuar.

Fatkeqësisht  5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID. Ata janë 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 65-83 vjeç.

Ndërsa për 24 orët e fundit janë kryer 1025 testime, nga të cilat janë konfirmuar 268 raste pozitive, identifikuar në këto bashki:

49 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë,  15 raste në Sarande dhe Dibër, 11 raste në Lushnje dhe Kurbin, 8 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kamëz, Krujë dhe Berat, 5 raste në Gramsh, Tepelenë, Mirditë, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, 3 raste në Vorë, Klos, Vau Dejës, Kavajë, Lezhë, Durrës, 2 raste në Kukës, Mallakastër, Permet, Divjak, Skrapar, Cërrik, 1 rast në Patos, Kuçovë, Bulqizë, Delvinë, Mat, Pukë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,353 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fier dhe 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. "Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", apelon ministria.

COVID-19 – Statistika (02 Janar 2021)

Testime totale            265,793

Raste pozitive             58,991

Raste të shëruara       34,353

Raste Aktive                23,448

Humbje jete                1190

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13602

Fier  1670

Shkodër   1305

Durrës  1162

Vlorë   969

Korçë    961

Lezhë  892

Elbasan 884

Berat  766

Gjirokastër 484

Kukës 409

Dibër  346

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
31 të infektuar me COVID në Berat në dy ditët e para të 2021-shit! 80% e rasteve janë pensionistë (Të dhënat)

1609620870_160685144515875981791586284360Koronavirusssss.png

Viti 2021 shënoi sërish raste në rritje të të infektuarve me COVID-19 në qarkun e Beratit.

31 është numri i rasteve të raportuara me COVID-19 në dy ditët e para të këtij viti. Burime brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se, nga testimet e kryera në këtë institucion në dy ditët e para të janarit rezultojnë 19 shtetas "pozitiv", 13 në Berat dhe 6 në Urë-Vajgurore.

Të njëjtat burime pohojnë se 14 raste i përkasin moshave të treta, pra 80% e këtyre rasteve janë pensionistë dhe pjesa tjetër të papunë. Mes këtyre rasteve është konfirmuar "pozitive" një mësuese në shkollën e mesme të muzikës "Ajet Xhindole" në Berat.

 Të dhënat e mësipërme i përkasin testimeve të kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat, ku përveç Beratit testohen edhe banorët e Urës-Vajgurore, ndërkohë që qytetet Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan i kryejnë testimet në qendra të hapura posaçërisht për testime, brenda institucioneve përkatëse të shëndetit publik.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 03/01/2021 01:03

    268 te infektuar ne 1065 testime do te thote qe pozitiviteti eshte afersisht 26% Eshte katastrofe ! Gjith bota mundohet ta mbaje nen 10%

    Përgjigju
  • Alfred: 02/01/2021 17:52

    Qar vaksine more..se kto vaksina po i bejne per te mbytor popullin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur