Bien të ardhurat e arit të zi, shkak rënja e çmimit

Në vitin 2015, prodhimi i naftës në vend ishte rreth 1.3 milionë tonë, sipas vlerësimeve paraprake nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë, nga 1.37 milionë tonë që kishte arritur në 2014-n, niveli rekord i pas viteve ‘90. Burime nga Ministria e Industrisë pohuan se ndonëse në sasi prodhimi i naftës ka rënë me vetëm 5%, të ardhurat e siguruara kanë qenë shumë më të ulëta për shkak të tkurrjes së çmimeve. Sipas të dhënave paraprake nga Bankers Petroleum, të ardhurat e kompanisë u përgjysmuan në vitin 2015, për të arritur në rreth 300 milionë dollarë. Sasia më e madhe e naftës që është nxjerrë ka qen më 1974 me 2.2 milion ton.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët