Bienalja e Mesdheut sjell këngët e
traditat arbëreshe në Tiranë

Bienalja e Mesdheut sjell këngët e<br />traditat arbëreshe në Tiranë
“E lule-lule, maca-maca”, një atmosferë e ngrohtë muzikore e sjellë nga arbëreshët e Kalabrisë vjen këto ditë në Tiranë në kuadër të Bienales së artistëve të rinj të Mesdheut.

Dy vëllezërit arbëresh Rocco Marco Moccia dhe Maurizio Moccia nga  provinca e Kozencës janë pjesë e projektit “Radio No Made in Arbëria”, që është kompozuar nga një grup artistësh italianë në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar.  
 
Arbëreshët e kanë ruajtur zakonin e lashtë të shqiptarëve që miqtë respektohen të parët.

Na luten që më parë të intervistojmë koordinatiorët e projektit: Lea Walter e Fabio Pennacchia, si dhe artistët e dizajnit grafik, Max Wayne dhe Alice Ruzzettu, të cilët kanë krijuar në këtë çadër imazhin e fshatrave arbëreshe 50 vjet më parë.

Bisedojmë gjatë me të gjithë. Na tregojnë se projekti i dedikohet traditës arbëreshe që u ruajt për 500 vjet të emigrimi të tyre drejt Italisë. Janë marrë motive nga të gjitha komunat arbëreshe Çifti, Mbuzati, Shën Mitri, Shën Sofia, Strigar, Vakarici, e të tjerë.
 
“Ne jemi nga një provincë e vogël e Kalabrisë, që kur të parët tanë u shpërngulëm në Itali dhe deri më sot ne kemi ruajtur gjuhën arbëreshe, e kemi folur atë dhe e kemi përcjellë deri në ditët tona. Prindërit e mi flasin arbërisht, por ne të rinjtë dimë pak, sepse brezi i ri po migron nëpër Itali dhe po harron gjuhën. “Paraardhësit tanë janë munduar shumë të na përcjellin gjuhën, legjendat , këngë e vallet. Atdheu ynë nga  legjendat është bërë një mit, e ajo ishte Shqipëria për ne. Jemi të lumtur që e kemi prekur e parë me sy me të vërtetë”, tha Rocco Marco  Moccia.
 
Së bashku me artistët që iu përkasin kombeve të ndryshme Rocco e Marco që janë pjesë e kësaj perfomance që të kujton gjuhën e të vjetër, ku dëgjon bisedat e pleqve nëpër komunat arbëreshe përmes një telefoni të vjetër.   Maurizio Moccia rrëfen se këngët arbëreshe pëlqehen kudo në Itali.
 
“Vallet tona ku bëjmë festa pëlqehen në gjithë Italinë, Ne jemi pjesë e grupeve etniko-folklorike dhe interpretimet tona kanë sukses. Kjo na gëzon se është pasuria e të parëve tanë. Por e folura arbëreshe po shkon duke humbur. Ne flasim pak, por këngët dhe legjendat një memorie që ruajmë gjuhën dhe ua përcjellin të gjithëve. Jemi shumë të emocionuar që i sjellim edhe këtu në Shqipëri”, tha Maurizio Moccia.
 
Pas këtyre bisedave të këndshme me vëllezërit arbëresh Moccia, Max Wayne dhe Alize Ruttezu na ftojnë të realizojmë perfomancën. Shija e fshatrave, muzikës dhe gjuhës arbëreshe na ndjek edhe pasi largohemi prej tyre. 

[gallery]22172[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar