Biftekë të mbushur, kaluar në galetë
Përbërësit:
- Biftekë viçi (romstek) të rrahur hollë
- Kripë dhe piper i zi
- Arra të copëtuara
- Djathë kaçkavall
- 2–3 vezë
- 100 gr miell
- 150 gr bukë e grirë (galetë)
- Vaj luledielli për skuqje
Përgatitja:
Rrahim biftekët me çekiç kuzhine derisa të hollohen mirë. I rregullojmë me kripë dhe piper. Në mes të çdo bifteku vendosim arra dhe djathë kaçkavall. I palosim dhe i mbyllim mirë biftekët nga të gjitha anët. Pasi i kemi përgatitur të gjithë biftekët, i kalojmë fillimisht në miell, më pas në vezë të rrahura dhe në fund në bukë të grirë (galetë). I shtypim lehtë me dorë që panimi të ngjitet mirë dhe i lëmë mënjanë. Vendosim një tigan në zjarr me vaj luledielli, kur vaji të nxehet mirë, ulim zjarrin në mesatar–të ulët. Para skuqjes, biftekët i kalojmë edhe një herë lehtë në vezë dhe i vendosim në tigan. I skuqim duke i kthyer herë pas here, derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe të piqen njëtrajtshëm. I heqim nga tigani dhe i vendosim në pjatë me letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt.
Komente












