Big Brother 5, hyn 52-vjeçari
i mori 25 mijë euro Llakajt

Big Brother 5, hyn 52-vjeçari<br />i mori 25 mijë euro Llakajt
Rikthehet në ekranin e Top Channel një nga spektaklet më të ndjekura Big Brother Albania 5, i cili do të shfaqet për publikun çdo të shtunë mbrëmje. Një grup njerëzish nga Shqipëria, por edhe trevat shqipfolëse të pestë të këtij "reality show" që do të tregojë për publikun gjithçka ndodh brenda shtëpisë 24 orë në 24. Kanë qënë 16 konkurrentët që kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. E para që hyri ishte Gentiana nga Devolli, e cila do të thyejë mentalitetin e vendit ku ajo jeton. Ai që shkaktoi shumë komente edhe në rrjetin social facebook ishte konkurrenti 52 vjecar Edgar Cani. Cani është fitues I çmimit prej 25 mijë euro I quiz show-it, "Kush do të bëhet Milioner," i Agron Llakaj.
Protagonisti tjetër ka qënë ish misteri Ermal Merdani I shpallur mister Albania në vitin 2010. Merdani ka marr pjesë në në spektaklin e Vera Grabockës, dhe pas dy vitesh fitore të kurorës ka vendosur të marrë pjesë në një sfidë tjetër, siç është loja në "Big Brother 5".
Një tjetër topmodel po këtë herë nga Kosova është bërë pjesë e BB5. Meti Alshiqi nga Prishtina, hyri sot do në reality- show-n më të ndjekur shqiptar. Meti do të tregojë në këtë show karakterin e tij, dhe pse jo ambicien e madhe për tu bërë i famshëm. Në Kosovë ai njihet si një nga modelët më të mirë nga "Unë Jam Top Model", në RTV21, dhe pjesëmarrës në "Mister Kosova 2011". Surprizat në BB5 kanë nisur me Gracianon konkurrentin e 5- të i cili, nuk e dintë që ishte përzgjedhur, dhe kamerat ishin instaluar në shtëpinë e tij në momentin kur iu komunikua që ai do të ishte pjesë e Big Brother.
Konkurrentë të tjerë ka qënë Elvisi, e Ariola që pëlqen shumë të vrapojë në kohë të lirë.
Në BB5 hyri edhe Emirjeta nëna 29 vjecarja nga Shkodra, Flori nga Baldushku I cili do të njihet me shumë vajza në Big Brother dhe Besarta. Albulena ishte një tjetër kosovare që u bë pjesë e Big Brother, pasuar nga konkurrenti i radhës që ishte Erioni. Surprizë ishte edhe rikthimi i gazetarit Arjan Konomi, si opinionist pas një viti shkëputje nga ky spektakël ku ai ka bërë analizën për disa vite. Në intervistat e dhëna një vit më parë Konomi është shprehur se zgjedhjen e tij si opinionist e ka bërë më parë italianja Grazia Placido e cila ka qenë autore e 'Grande Fratello' 2 dhe 3 në Itali, me largimin e saj u largua edhe ai. Por mesa duket Konomi ka pranuar të jetë prapë pjesë e reality show-it, Big Brother Albania. Ai ka qënë pjesë e BB2 dhe BB3. Dy javë pas natës së pare do të rikthehet edhe Fan Club me të ftuar të eleminiuarit, por edhe familjarë e gazetarë ku do të diskutohet gjithçka rreth lojës. Prezantuese e Fan Club këtë vit do të jetë Albana Osmani, ndryshe nga 4 vite më parë drejtuues i të cilita ka qënë gazetari Eno Popi. Për ata që duan të ndjekin aventurat e konkurentëve pa humbur as edhe një minutë, në Digitalb do të mund të ndiqet gjithçka live 24 orë në 24 nëpërmjet kanaleve Big Brother 1 dhe 2, pas javes së parë të spektaklit nëpërmjet abonimit Gold.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë