Big Brother, Donjeta: Për të vijuar 
garën duhet të puthja Damiianon

Big Brother, Donjeta: Për të vijuar <br />garën duhet të puthja Damiianon
Kur shumë njerëz menduan se Donjeta dhe Damiano ishin një çift shumë i mirë dhe që merreshin vesh mes tyre, të tjera gjëra ka thënë në emisionin Wazzap vajza nga Kosova.
 
Ajo është shprehur se e ka detyruar produksioni që të bëhej çift me këtë djalë, për të cilin është shprehur se është i gatshëm të bëjë gjithçka në kërkim të famës.
 
“Unë dhe vëllai im donim të hynim bashkë si çift, por nuk na lanë. Na ndau produksioni. Nuk ishte ashtu siç e prisja unë dhe shumë të tjerë jashtë”, – ka thënë në lidhje me daljen e saj Donjeta.
 
Sa i takon lidhjes me Damianon, edhe pse janë dukur si një çift që merreshin vesh shumë mirë, ajo shprehet se e vërteta ishte krejt ndryshe, ndërsa shton edhe se produksioni i kërkoi me patjetër që të bëhej çift nëse donte të vazhdon lojën.
 
“Vendosa të dilja jo prej presionit, por thjesht se unë dhe partneri im nuk u përshtatëm. Ishim mirë para kamerave, por në fakt nuk ishim dhe aq mirë sa dukeshim. Aty duhej të putheshim dhe unë nuk kam pranuar. Unë hyra me vëllain tim. U bë një lloj dallavereje dhe… Më detyruan të puthesha me Damianon për të vazhduar garën.
 
Ishte një trillim për banorët e tjerë që të besonin sikur ishim të dashur”, -tregon Donjeta për marrëdhënien e saj me Damjanon. Ajo shton se ai kishte folur me produksionin dhe ata i kërkuan edhe vajzës nga Kosova që të kthehej sërish në lojë, por nuk kishte pranuar.
 
Ndër të tjera Donjeta bën me dije se nuk u përshtat me ushqimin, mungesën e buxhetit, e cigareve. “Unë nuk e përballoja dot. Unë nuk u përshtata dot me “Vëllaun e Madh” dhe vendosa të dal. Jashtë është komplet ndryshe dhe brenda është tjetër gjë“, – shprehet ajo.
 
“Sa i takon Damianos dhe mundësive të tij për të fituar “Big Brother”, vajza nga Kosova ka thënë “Damiano mund të bëjë çdo gjë për famë. Ka ndonjë farë lidhje. Është favoriti i Big Brother. Nuk e di nëse do e fitojë Damiano. Mundet të ndodhë gjithçka”.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane