Big Brother,Ervini pështyn në fytyrë
Damianon, Armelës i propozojnë për martesë

Big Brother,Ervini pështyn në fytyrë<br />Damianon, Armelës i propozojnë për martesë
Big Brother 9 ka sjellur debate të forta mes kunkurentëve që në ditët e para të fillimit të kësaj gare. Debatet e ashpra janë zhvilluar kryesisht në shtëpinë e djemve ku Damiano dhe Ervini, duket se kanë një marrdhënie jo të mirë me njëri-tjetrin.

Ata madje, kanë shkuar deri në atë pikë, ku Ervini pas një debati ka pështyrë në fytyrë Damianon dhe e ka kërcënuar se është i gatshëm ta lërë edhe lojën dhe të përballet me të jashtë.
 
''Qetësohu njëherë, pastaj eja të flasim”,- i ka thënë Damiano Ervinit.
 
Po për post debateve, në shtëpinë e Big Brother ka ardhur edhe propozimi i parë për martesë.

Damiano ka përgatitur një tekst të gjatë në letër dhe më pas ja ka treguar atë përmes xhamit Armelës, duke i propozuar që të martohen bashkë, ndërsa mund ta bëjë atë me dokumente suedeze.
 
Armela e ka konfirmuar nga ana tjetër e xhamit, ndërsa Donjeta i thotë jo, se ajo “është e keqe”, por Damiano e kundërshton.
 
Pastaj ngacmon edhe Xhenin, ndërsa Armela i thotë të mos e shohë Xhenin se tani do jetë me të dhe e mbulon Xhenin me perde.

Ndërsa Donjeta, me shaka, i thotë Damianos se Armela “nuk bën se ka celulit”.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh