Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia Big Mama ka qenë e ftuar në një program televiziv në Turqi, ku ka krijuar shumë polaritet. Siç komenton edhe e përditshmja “Hurriyet” Big Mama u shfaq në studion e televizionit turk me një look të çuditshëm duke përshëndetur “Ciao”. “Lady Gaga nuk është kundërshtarja ime, por është ekuivalente me mua. Tani edhe Turqia ka një Lady Gaga”-ka thënë këngëtarja duke qeshur, teksa ishte ftuar për të promovuar këngën e saj më të re. Big Mama për një kohë të gjatë ka kënduar në skenën e Kosovës dhe Shqipërisë, por jeton në Tetovë. Flamurët e Maqedonisë dhe Turqisë janë në zemrën time ka thënë këngëtarja, duke pohuar se Turqia është atdheu i saj i dytë.