Big Market i bashkohet nismës së Veliajt për mbjelljen e pemëve

Përveçse rrjeti i supermarketeve lider në Shqipëri, Big Market është edhe një shembull shumë i mirë motivimi për të pasur një qytet të pastër. Big Market iu bashkua nismës së Bashkisë Tiranë duke mbjellë 105 pemë në Farkë së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj. Presidenti i Big Market ,Ilir Saliaj theksoi rëndësinë e gjelbërimit në kryeqytet, duke ndarë me të pranishmit edhe moton e Big Market.

 

“Sot Big Market i është bashkuar nismës të bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit. 105 supermarkete, 105 pemë kemi dhuruar. Sllogani i Big Market sot është “Mjedisi, shtëpia jonë e përbashkët”. Gjithmonë do të jemi pjesë në qëlbërimin e qytetit tonë. Big Market siç është pranë klientëve në cilësi dhe shërbime, ashtu do të jemi pjesë e nismave që do të ndërmarrë gjithmonë bashkia, sidomos për gjelbërimin e qytetit. Është një nga pjesët kryesore të jetës dhe të zhvillimit të qytetit”,

Ilir Saliaj, presidenti i Big Market

 

Një kontribut i rëndësishëm për mjedisin është ky i Big Market, ku përpos lënies së gjurmëve të tyre në gjelbërimin e kryeqytetit shqiptar është edhe një ftesë ndërgjegjësimi për të gjithë qytetarët apo biznesmenët.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK